Загрузка страницы

Skema mashtrimi me mikrokreditë Prokuroria kërkon burg për 9 persona - Micro Credit Albania

#Microcreditalbania #ArbenMeskuti #JorsidaDervishi #KejdaSeferi #AlbertGega #AldoDaka #EldaIbro #AlketaTanushi #EdmondMato #ADCA
Gjykata e Tiranës ka caktuar 9 masa sigurie me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për skemat mashtruese me mikrokreditë për akuzën e “skema mashtruese dhe piramidale”.

Nga 9 masa sigurie në total, 5 prej tyre janë arrest në burg dhe 4 arrest në shtëpi.

1 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Aldo Daka

2 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Albert Gega

3 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Edmond Mato

4 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen Kejda Seferi

5 – Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për Elda Ibro

6 – Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen Jorsida Dervishi

7 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Arben Meskuti

8 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin Alban Kote

9 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen Alketa Tanushi

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës nisi pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Drejtësisë më 25 Shkurt 2020 ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga aktet e administruara rezulton se këto shoqëri morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.

Kjo skemë është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

Nga ana tjetër, këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 lekë.

Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi.

Sa më sipër, prokuroria arriti të vërtetojë nga aktet e administruara dhe provojë me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta se përmbaruesit A.M., A.K., dhe A.T. kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Po kështu u provua se shtetasja K.S., në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Vjedhjes’.

Ndërsa shtetasit A.D., A.G. dhe E.M., në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore Star-FS dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal. Po kështu edhe shtetasja E.I., administratore e MCA, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘vjedhjes’.

Të gjithë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Видео Skema mashtrimi me mikrokreditë Prokuroria kërkon burg për 9 persona - Micro Credit Albania канала RTV KLAN
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
23 мая 2024 г. 13:22:51
00:04:34
Другие видео канала
Bishatja të verdha me mish të grirëBishatja të verdha me mish të grirëShije Shtëpie - Shëndetlie nga Znj. Vjollca - Tv KlanShije Shtëpie - Shëndetlie nga Znj. Vjollca - Tv KlanKlan News - Ndërtimi i areoportit ndërkombëtar të Vlorës, Balluku inspekton punimetKlan News - Ndërtimi i areoportit ndërkombëtar të Vlorës, Balluku inspekton punimetAldo Bumçi akuza për disinformim ndaj nënkryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu-(17 Dhjetor 2008)Aldo Bumçi akuza për disinformim ndaj nënkryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu-(17 Dhjetor 2008)Ekstradim të Bamit nga Dubai? Balla: I kemi instrumentet për ta vendosur para drejtësisë shqiptareEkstradim të Bamit nga Dubai? Balla: I kemi instrumentet për ta vendosur para drejtësisë shqiptareFevziu: Shqipëria 10 minutat e para duket sikur luan BraziliFevziu: Shqipëria 10 minutat e para duket sikur luan BraziliTv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsTv Klan - Gjimnazi “Partizani”, gati për nxënësit | Lajme NewsKlan News - Balluku inspekton kantierin e Aeroportit të Vlorës: Janë kryer 42% e punimeveKlan News - Balluku inspekton kantierin e Aeroportit të Vlorës: Janë kryer 42% e punimeveKlan News - Shtyhet afati për specializimet në "Mjekësi Urgjence” dhe “Mjekësi Familje”Klan News - Shtyhet afati për specializimet në "Mjekësi Urgjence” dhe “Mjekësi Familje”Si parashikohet rezultati i ndeshjes Shqipëri-Kroaci?Si parashikohet rezultati i ndeshjes Shqipëri-Kroaci?Ligji i ri i Policisë/ Balla: Reduktim të gradave, mandat dhe për krerët e drejtorive vendoreLigji i ri i Policisë/ Balla: Reduktim të gradave, mandat dhe për krerët e drejtorive vendoreKlan News - Anulohen lejet e policëve deri më 15 ShtatorKlan News - Anulohen lejet e policëve deri më 15 ShtatorMoti sot dhe nesër në TV Klan (20 Qershor 2024)Moti sot dhe nesër në TV Klan (20 Qershor 2024)Skenari i Florian Rizës se si Shqipëria mund të kalojë grupinSkenari i Florian Rizës se si Shqipëria mund të kalojë grupinPara dhe pas yogas, Ergesta tregon diferencatPara dhe pas yogas, Ergesta tregon diferencatEuro 2024 | Belind Këlliçi me plis në Hamburg: Ndeshje emocionuese, Shqipëria duhej të fitonteEuro 2024 | Belind Këlliçi me plis në Hamburg: Ndeshje emocionuese, Shqipëria duhej të fitonteI akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 24-vjeçari në DurrësI akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 24-vjeçari në DurrësPas humbjes me Italinë, ja kush janë lojtarët që humbasin vendin si titullarPas humbjes me Italinë, ja kush janë lojtarët që humbasin vendin si titullarKlan News - Putin vizitë shtetërore në VietnamKlan News - Putin vizitë shtetërore në VietnamKlan News - Vala përvëluese e të nxehtit godet SHBAKlan News - Vala përvëluese e të nxehtit godet SHBAEuro 2024 | Kuqezinjtë gati për sfidën me Kroacinë, ndeshja luhet sot në orën 15:00Euro 2024 | Kuqezinjtë gati për sfidën me Kroacinë, ndeshja luhet sot në orën 15:00
Яндекс.Метрика