Загрузка...

“Basketbolli ishte dinjitoz, por pas '90-ës gjithçka u shemb” – Vaso Shaka kujton lavdinë dhe rënien

Emisioni i plotë: https://www.youtube.com/watch?v=3bLWj2NHV9U

I ftuar: Vaso Shaka, një nga figurat më të shquara të basketbollit shqiptar

“N'xhiro me Syçin”, një emision nga Ilir Demalia

Në një rrëfim të rrallë në emisionin “N’xhiro me Syçin”, legjenda e basketbollit shqiptar, Vaso Shaka, ndau kujtime nga karriera e tij dhe analizoi me keqardhje rrënimin e sportit shqiptar pas viteve ’90.

I pyetur nga gazetari Ilir Demalia se cilët lojtarë do të vlerësonte si elitarë në historinë e basketbollit shqiptar, Shaka u ndal në disa emra që lanë gjurmë. “Kur kam hyrë te Tirana në vitin 1959, aty ishte Renato Radoja, por idhulli im ka qenë Boris Bumçi, sepse luante qendër si unë,” tha ai. Më tej përmendi lojtarë nga ekipe të ndryshme si Herceku i Durrësit, Viktor Pavangjeli i Vlorës, dhe Kujtim Kasma e Bujar Sheu nga Tirana.

Por nostalgjia u ndërthur me zhgënjimin për fatin e sportit shqiptar pas rrëzimit të sistemit komunist. “Siç shkatërruam shumë gjëra në vitet ’90, shkatërruam edhe sportin,” theksoi Shaka. Ai përmendi se dikur basketbolli shqiptar luante me dinjitet përballë ekipeve si Jugoplastika dhe përfaqësuesja e Jugosllavisë, “që ishin kampionë Europe.”

Demalia e pyeti troç: “A të dhemb kjo që ndodhi me sportin, Vaso?” – dhe Shaka u përgjigj me sinqeritet: “Po të marrësh mbas ’90-ës, u shemb çdo gjë. Industria, sporti, sistemi i ekipeve zinxhir… çdo gjë u shkatërrua.”

Ish-basketbollisti tregoi edhe për rolin e tij si inxhinier dhe drejtues në industrinë ushqimore, duke parë për së afërmi si u copëtuan fabrikat shtetërore. “Kam parë me sytë e mi dhjetëra fabrika mishi në Greqi, ndërsa tek ne gjithçka u shpërbë,” përfundoi Shaka me dhimbje.

Видео “Basketbolli ishte dinjitoz, por pas '90-ës gjithçka u shemb” – Vaso Shaka kujton lavdinë dhe rënien канала N'XHIRO ME SYCIN
Яндекс.Метрика
Все заметки Новая заметка Страницу в заметки
Страницу в закладки Мои закладки
На информационно-развлекательном портале SALDA.WS применяются cookie-файлы. Нажимая кнопку Принять, вы подтверждаете свое согласие на их использование.
О CookiesНапомнить позжеПринять