Загрузка страницы

ORA 7 - Ne kerkim te rrëqebullit te Kosoves - Kron Sadiku

Rrëqebulli është kafshë e egër mishngrënëse e ngjashme me macen, me trup deri një metër të gjatë, me qime të butë, të dendur e me ngjyrë të murrme lara-lara, me veshë të ngritur e me bisht të shkurtër. I njohur në gjuhën shkencore si Lynx, është mishngrënësi i tretë për nga madhësia në Evropë, pas ariut dhe ujkut. Bën pjesë në familjen e felineve (Felidae) dhe ka përhapje në Euroazi (lynx lynx), nga Alpet e Evropës deri në Siberinë Lindore, ne Spanje dhe Portugali (lynx pardinus), ne USA dhe Meksike (lynx rufus), ne Kanada dhe Alaske (lunx canadensis).
Ka pamje mjaft karakteristike, me trup të mbledhur dhe këmbë të gjata e me shputa të gjera. Ka kokë të rrumbullakët, veshë të mëdhenj me një xhufkë tipike qimesh në majë, bisht të shkurtër dhe me majë të zezë. Gëzofin e ka ngjyrë kafe në të kuqërremtë, që vjen duke u zbardhur në pjesët e poshtme të barkut dhe është i mbuluar me pulla të errëta.[1]

Është i gjatë 80-130 cm, i lartë rreth 65 cm dhe peshon 12-35 kilogramë. Ushqehet kryesisht me thundrakë, si kaprolli dhe dhia e egër, por në dietën e tij nuk mungojnë dhe lepuri i egër, dhelpra dhe shpendë të ndryshëm të pyllit. Është kafshë tipike vetmitare dhe takohet me rrëqebuj të tjerë vetëm në sezonin e çiftimit. Zë territore të mëdha (deri 2000 km2) dhe është aktiv kryesisht natën. Brenda një nate mund të përshkojë deri 45 km. Rrëqebulli jeton deri 17 vjet.

Видео ORA 7 - Ne kerkim te rrëqebullit te Kosoves - Kron Sadiku канала KlanKosova
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
10 февраля 2015 г. 20:21:08
00:06:42
Яндекс.Метрика