Загрузка страницы

Kodikët e shenjtë në shtëpinë e diktatorit

Copëza të rëndësishme në plot 14 shekuj histori janë zbuluar përmes kodikëve, kuraneve dhe dorëshkrimeve të vjetra fetare dhe letrare në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Një pasuri e trashëguar brez pas brezi në vendin tonë, që përfshin trashëgimi kulturore nga të gjitha besimet fetare, si Kodikët e Purpurt të Beratit apo Kurani më i vjetër që i përket shek.XV, që janë edhe pjesë e trashëgimisë botërore kulturore ruhen në Arkvin Qendor Shqiptar. Kodiku i Purpurtë i Beratit, Beratinus I është sot kopja më e vjetër e digjitalizuar që gjendet online në Bibliotekën Digjitale Botërore të UNESCO-s.

Drejtori i Arkivit Qendror Shqiptar, Ardit Bido, tregon si u gjendën në rrënoja, pas një odiseje shumë të gjatë, Kodikët e Beratit, të cilët janë variantet më të vjetër të Biblës në format të purpurt botë. Pas nxjerrjes nga rrënojat, u desh shumë punë për t’i restauruar, proces që u krye në Kinë.

Drejtori i Arkivit Qendror, Ardit Bido: “Këto janë maketet se si janë gjendur Kodikët e Beratit në 1968, kur u hoqën nga gropa ku ishin vendosur në mënyrë që t’i fshiheshin rrezikut fillimit të pushimit italian dhe gjerman, pastaj dhe rrezikut komunist, sikurse dhe kapakët të cilët janë të mëvonshëm të vitit 1805. Shpeshherëe gjatë historisë kapakët ndryshoheshin, bëhej një formë restaurimi me mjetet e kohës dhe rrjedhimisht kapakët janë shumë më të rinj. Kodikët e Berait janë unikal në botë, Kodiku i Purpurt, i pari i Beratit, është i shek.VI, është një ndër pesë kodiklët e të njëjtit shekull të bërë gjatë periudhës së Perandorit Justinian që vijojnë të ekzistojnë në mbarë botën, një prej këtyre është në Shqipëri, katër të tjerët ndodhen në Europë. Ndërsa Kodiku i dytë është i shek.IX, po ashtu i gjendur në Berat. Jemi të sigurt që ndodhet në Berat që prej shekullit të XIV, prej vitit 1356 e në vijimësi, përpara historia e tyre nuk dihet dhe nuk janë thjeshtë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, por janë variantet më të vjetra të Biblës në format të purpurt që ishte një privilegj i perandorit në botë dhe prandaj kjo i bën të veçanta, unikale dhe një pasuri tonën kombëtare të paçmueshme”.

Legjenda e Kodikëve të Beratit ka qenë e njohur. Edhe pse qytetarët nuk kanë mundur t’i shohin më parë nga afër, ata kanë ditur historinë e tyre, ndërsa kureshtjen e kanë shuar në ekspozitën “Përmes në urtësie të pashuar” e cila qëndron ende e hapur në Vilën 31.

Ishte viti 1967, kur lufta ndaj Kishës shkatërroi dhe pasurinë e botimeve të tyre tyre. Sot, në Arkiv gjendet një pjesë e pasurisë që u arrit të shpëtohej në kohën e regjimit komunist. Tematika e teksteve dominohet nga shkrimet e shenjta dhe teologjia, pasi dhe pjesa më e madhe e librave që ka mbërritur ditët tona vjen nga altaret, tryezat apo raftet e tempujve ku adhurohej Zoti.

Ardit Bido: “Kodiku i Vlorës është i shek.XIV.duhet të kuptopjmë që Shqipëria ka qenë shumë më e pasur se sa ka mbetur sot. Po mar shembullin e Gjirokastrës që është më evidente se sa e Vlorës. Në Gjirokastër numërohen në shek XIX, 100 kodikë. Sot, ne kemi vetëm një të mbijetuar dhe kjo tregon se në të gjitha trevat shqiptare janë ruajtur dorëshkrimet jashtëzakonisht të vjetra të cilat tregojnë një pasuri kulturore të paçmueshme që nuk e gjen dhe aq shumë në disa vende të tjera. Këta kodikë janë grumbulluar në mënyrë të vazhdueshme në Arkivin Qendor Shtetëror përgjatë regjimit komunist, të cilët kanë qenë të përdorur masivishit në kisha të ndryshme të vendit. Përgjatë regjimit komunist u tentua fillimisht nëpërmjet thirrjes, pastaj nga thirrja shkoi drejt dajakut të mbledhjes së këtyre artefakteve dhe fatkeqësisht pastaj ekziston edhe viti i zi, 1967, ku mania për të prishur kishat dhe xhamitë e vendit nuk prishi vetëm kishat dhe xhamitë, por ka edhe video fatkeqësisht që tregojnë se si dorëshkrime të shumta hidhen në turrën e zjarrit dhe humabsin përjetë. Kjo është një pjesë e pasurisë së mbijetuar përtej këtij viti të zi të traditës sonë kulturore”.

Видео Kodikët e shenjtë në shtëpinë e diktatorit канала ChannelOneAl
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
14 мая 2018 г. 16:43:27
00:25:53
Яндекс.Метрика