- Популярные видео
- Авто
- Видео-блоги
- ДТП, аварии
- Для маленьких
- Еда, напитки
- Животные
- Закон и право
- Знаменитости
- Игры
- Искусство
- Комедии
- Красота, мода
- Кулинария, рецепты
- Люди
- Мото
- Музыка
- Мультфильмы
- Наука, технологии
- Новости
- Образование
- Политика
- Праздники
- Приколы
- Природа
- Происшествия
- Путешествия
- Развлечения
- Ржач
- Семья
- Сериалы
- Спорт
- Стиль жизни
- ТВ передачи
- Танцы
- Технологии
- Товары
- Ужасы
- Фильмы
- Шоу-бизнес
- Юмор
"Jam i pasur s'ma ndjen..."/ Çmendet turisti! Godet me gur fokën e rrallë
Një turist amerikan është arrestuar në SHBA pasi akuzohet se sulmoi një fokë të rrallë dhe të mbrojtur në Hawaii, në një ngjarje që ka shkaktuar reagime të forta publike dhe zemërim në rrjetet sociale.
Sipas autoriteteve, 38-vjeçari Igor Mikhailovich Litvinchuk, nga shteti i Washingtonit, dyshohet se hodhi një gur të madh drejt fokës së njohur nga vendasit si “Lani”, ndërsa ndodhej me pushime në një plazh në Maui.
Pamjet e incidentit u shpërndanë me shpejtësi në internet, ku shihet momenti kur burri i afrohet kafshës dhe e godet me gur ndërsa ajo notonte pranë bregut. Në video, ai dëgjohet duke thënë: “Jam i pasur, mund t’i paguaj gjobat”, pasi u përball me reagimin e një dëshmitareje.
Pas publikimit të videos, ai u arrestua nga agjentë federalë të Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike pranë zonës së Seattle-it.
Autoritetet amerikane thanë se Litvinchuk akuzohet për ngacmim të një specieje të mbrojtur, konkretisht fokës-murg të Havait, një nga gjitarët detarë më të rrezikuar në botë, me rreth 1,600 individë të mbetur në natyrë.
Sipas prokurorisë federale në Honolulu, pamjet tregojnë qartë se kafsha ndryshoi sjellje menjëherë pas goditjes, megjithëse ende nuk është konfirmuar nëse pësoi dëmtime serioze.
Kryebashkiaku i Maui-t, Richard Bissen, deklaroi se arrestimi duhet të shërbejë si paralajmërim se dhuna ndaj jetës së egër nuk do të tolerohet.
Ndërkohë, senatori shtetëror Brenton Awa bëri me dije se qytetari që reagoi ndaj turistit është vlerësuar nga autoritetet lokale për ndërhyrjen e tij.
Litvinchuk pritet të paraqitet në gjykatën federale në Seattle dhe, nëse shpallet fajtor, rrezikon deri në një vit burg dhe gjoba të larta sipas ligjeve amerikane për mbrojtjen e specieve të rrezikuara.
Видео "Jam i pasur s'ma ndjen..."/ Çmendet turisti! Godet me gur fokën e rrallë канала Analiza Plus

Комментарии отсутствуют
Информация о видео
14 мая 2026 г. 17:27:01
00:00:07
Другие видео канала