Загрузка страницы

Ylli Manjani: Nën maskën "çunat e Londrës" po legalizohet paraja e drogës në Tiranë

#rtvora #yllimanjani #intervista #amnistiafiskale

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës bojkotuan fjalën e kryeministrit Rama në takimin konsultativ të qeverisë për aministinë fiskale.

Në një reagim për Ora News, dy ambasadat e lidhën largimin e diplomatëve me agjendën e tyre, por nënvizuan se janë kundër kësaj nisme sikundër dhe BE.

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma thotë se ky zhvillim nuk ka rëndësi pasi diplomatët siç ikin nga takimet e Ramës ashtu dhe rrinë. Manjani: Që ne po hedhim valle në gojë të ujkut kjo është e dukshme. Që ikin dy ambasadorë nga një takim nuk më impresionon fare sepse ata siç ikin dhe rrinë. Nuk jam fort tifoz apo dashamirës i ambasadorkracisë në Shqipëri. Nuk do na mbrojnë ambasadorët dhe ambasadat por duhet të mbrojmë veten nga e keqja që na ka pllakosur, një krizë e thellë ekonomike e cila shprehet në nevojën që qeveria ka, i duhen paratë.

Për Manjanin kjo amnisti në thelb është burimore dhe jo fiskale. Ai shton se nën maskën "çunat e Londrës" po tentohet legalizimi i parasë së zezë në Tiranë.

Manjani: Kjo është amnisti është burimore, jo fiskale. I ke bërë si i ke bërë lekët vetëm nxirri në bankë, këtë thotë qeveria. Është si ligj legalizimi. Shteti pranon se ka informalitet dhe për ta stopuar janë shpikur amnistitë. Por amnistitë i bëjnë shtetet që gjërat i kanë në kontroll dhe që ekonominë informale e kanë në nivel të ulët. Këtu te ne është e kundërta, këtu shumica e parave është e pisët. E vetmja gjë që e mban në këmbë këtë shoqëri dhe shtet është droga. Është fjala për të legalizuar paratë e drogës në Shqipëri dhe jo Londër. Si do ti sjellë ai nga Londra aq para? Maska janë "çunat e Londrës" por në fakt mesa duket Qeveria e di që ka para informale në radhët e njerëzve të saj në Tiranë që kërkojnë ta bëjnë legale.

Kemi një qeveri rrjepëse dhe amnistia është për të rrjepur dhe më shumë. Ish-ministri thotë se shqiptarët kanë kohë që bashkëjetojnë me moralin e shrembër dhe padrejtësinë.

Manjani: Katër vitet e fundit kemi qenë në amnisti, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është amnisti.

E përkundër kësaj, shton ai, Qeveria vazhdon të votohet.

Manjani: Shqiptarët nuk e çajnë kokën. Matja më e fundit, Edi Rama kishte pëlqyeshmëri prej 43% të popullit. Është legjitim ti bëjë këto në emër të popullit. Është politikan i votuar dhe ujin e zi t'ja nxjerrë këtij mileti. Sa më takon mua nuk kam për të qenë kurrë dakord e këto pisllëqe që janë të tipit piramidal. Ky popull ka pranuar dhe piramidat para ca vitesh, kanë çuar lekë te Sudja. Edi Rama u duket lule.

Shpresë nuk ka as te SPAK.

Manjani: Mendoni se SPAK do të fusë në burg qeverinë aktuale? Nuk ka për të ndodhur. SPAK do vazhdojë të gjuajë viktima, njerëz të dorëzuar, të shitur. Nuk ka bërë gjë SPAK, nuk ka shkuar në zyrën e ndonjë Ministri ti bastisë zyrën. Nuk kanë këllqe për ta bërë, nuk kam besim. Ne shqiptarët duhet të ndajmë mendjen: Duam të bashkëjetojmë me të keqen? E keqja më e madhe është Sudeshteti, Sudepushteti. Sudja do lekë. Duhet kërkuar e keqja te vetja, mënyra si ne e konsiderojmë të bërit politikë, si u japim votën përfaqësuesve tanë. Ku janë deputetët?

Në cilësinë e juristit ai komentoi edhe bojkotin e fundit të avokatëve për hartën e re gjyqësore. Sipas tij, avokatët e kryen misionin e tyre dhe se u takon qytetarëve të mbrojnë interesat e tyre pasi e gjithë barra financiare do të bjerë mbi ata që do kërkojnë shërbim mbrojtje dhe jo mbi avokatët.

Manjani: Ligjërisht e keqja e kësaj pune është se qeveria dikton një hartë gjyqësore. Kishim kujtuar se e pavarësuam drejtësinë. Reagimi i avokatëve është legjitim por avokatët në fund të ditës janë profesionistë, duhet të punojnë. E gjitha kjo është një rëndesë financiare në kurriz të atyre që kanë nevojë për shërbimin gjyqësor.

Nëse ata nuk e kuptojnë se kjo hartë thuajse ua pamundëson aksesin në gjyqësor, mundësinë për të shkuar në gjykatë dhe marrë shërbim nuk kanë çfarë të bëjnë më avokatët. Ata e bënë detyrën e tyre. Këto janë çështje me interes publik, por nëse publiku nuk ka interes për çështjet e veta, kush duhet ta bëjë? Publiku duhet të mbrojë pronën e vet. Do tu vijë dita shumë shpejt që të gjitha gjykatat do ti keni te kati i parë i Kryeministrisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/bojkoti-i-diplomateve-manjani-ambasadoret-si-ikin-ashtu-dhe-rrine-me-ramen-i1049809

Follow RTV Ora

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2sPcqj3

Facebook: https://www.facebook.com/RTVOra

Instagram: https://www.instagram.com/rtvora/

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Për më shumë na ndiqni në www.oranews.tv, linku në bio!

Për emisionin e plotë na ndiqni në kanalin e Youtube, RTV Ora

Видео Ylli Manjani: Nën maskën "çunat e Londrës" po legalizohet paraja e drogës në Tiranë канала RTV Ora
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
15 июля 2022 г. 23:54:28
00:20:37
Другие видео канала
Basket femra, Partizani fiton Ligën Unike në Vlorë, flasin finalistët nga Erta Bujari te Klevis KasoBasket femra, Partizani fiton Ligën Unike në Vlorë, flasin finalistët nga Erta Bujari te Klevis KasoAlien - Exploring GJIROKASTRA - the ancient cityAlien - Exploring GJIROKASTRA - the ancient cityDite e Re - Ari Rex fitues i çmimit ndërkombtar si fotografi më i mirë në natyrëDite e Re - Ari Rex fitues i çmimit ndërkombtar si fotografi më i mirë në natyrëA kushton të jesh e bukur? Elona Morina këshilluese dhe shitëse online gjithashtu | Ditë e ReA kushton të jesh e bukur? Elona Morina këshilluese dhe shitëse online gjithashtu | Ditë e ReFinalja e "Why Not", Dafina Zeqiri "on fire". Spektakli i vërtetë sot në 21:00 në RTV OraFinalja e "Why Not", Dafina Zeqiri "on fire". Spektakli i vërtetë sot në 21:00 në RTV OraGjuha e trupit e zbërthyer nga Foni | Jeto me OrënGjuha e trupit e zbërthyer nga Foni | Jeto me OrënNeritan Seferkolli i Për’Puthen: Në program të gjithë ishin për famë, dashuria mund të gjendet kudoNeritan Seferkolli i Për’Puthen: Në program të gjithë ishin për famë, dashuria mund të gjendet kudoMiss Globe 2021 nga Filipine: Më pëlqen Shqipëria është vend i pastër | Ditë e ReMiss Globe 2021 nga Filipine: Më pëlqen Shqipëria është vend i pastër | Ditë e Re9- të vjeçaria që mban "gjallë" traditën e çiftelisë | Jeto me Orën9- të vjeçaria që mban "gjallë" traditën e çiftelisë | Jeto me OrënKristi Lamaj, juristi që këndon labërisht | Jeto me OrënKristi Lamaj, juristi që këndon labërisht | Jeto me OrënAna dhe Arta Kabashi imitojnë djemtë që i ngacmojnë | Why NotAna dhe Arta Kabashi imitojnë djemtë që i ngacmojnë | Why NotRrënjët Tona - Studiues të huaj që i kanë kushtuar jetën… ALBANOLOGJISË… - Emision nga Fredi BalajRrënjët Tona - Studiues të huaj që i kanë kushtuar jetën… ALBANOLOGJISË… - Emision nga Fredi BalajEkskluzive - Ava Max në Ditë e Re: Jam nga Saranda. Surpriza me Duan, Beben dhe Rita Orën!Ekskluzive - Ava Max në Ditë e Re: Jam nga Saranda. Surpriza me Duan, Beben dhe Rita Orën!Kenga labe i kujton gjyshin, moderatori përlotet, ndërpret emisionin | Ditë e ReKenga labe i kujton gjyshin, moderatori përlotet, ndërpret emisionin | Ditë e ReJurgen Kaçani, emocioni i dajës për nipin | Jeto me OrënJurgen Kaçani, emocioni i dajës për nipin | Jeto me OrënLuiz Ejlli bëri një ndërhyrje kirurgjikale.Ja si donte ta surprizonte mjekun | Jeto me OrënLuiz Ejlli bëri një ndërhyrje kirurgjikale.Ja si donte ta surprizonte mjekun | Jeto me OrënNuk gjeti punë si kimiste,  u bë vlogere/Kimistja iku nga Shqipëria sepse Gjermania i dha mundësiNuk gjeti punë si kimiste, u bë vlogere/Kimistja iku nga Shqipëria sepse Gjermania i dha mundësiDon Xhon ka qënë fans i imi, Noizy tregon ekskluzive në studion Why?NotDon Xhon ka qënë fans i imi, Noizy tregon ekskluzive në studion Why?NotÇfarë ndodhi? Ervin Gonxhi qan në mes të emisionit/ Në show bizz nuk ka burrni! - #ExpulsÇfarë ndodhi? Ervin Gonxhi qan në mes të emisionit/ Në show bizz nuk ka burrni! - #ExpulsFlorian Saçma - Mbushe ft. Blerina Balili/ Ndizet atmosfera në studion e #ExpulsFlorian Saçma - Mbushe ft. Blerina Balili/ Ndizet atmosfera në studion e #ExpulsRrënjet tona - Alfabeti latin dhe ai grek … “flasin” shqip. - Nga Fredi Balaj (23.07.2022)Rrënjet tona - Alfabeti latin dhe ai grek … “flasin” shqip. - Nga Fredi Balaj (23.07.2022)
Яндекс.Метрика