Загрузка страницы

Idris Ebker - El Fatiha,A'la,Kafirun,Ihlas (Namazi i Vitrit)

Kendim shume i bukur i Kur'anit ne namazin e Vitrit nga Sheikh Idris Abkar - ادريس ابكر
Surah El Fatiha(Elhami), El Ala, El Kafirun dhe El Ihlas(Kulhuvallahu)

• Surja Fatiha - سورة الفاتحة •
01. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
02. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!
03. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
04. Sunduesit të ditës së Gjykimit!
05. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!
06. Udhëzona në rrugën e drejtë!
07. Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!

• Surja Al-A'la - سورة الأعلى •
01. Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë!
02. I cili krijoi dhe përsosi,
03. Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
04. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës;
05. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
06. Ne do të lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur'anin).
07. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
08. Dhe Ne do ta lehtësojmë ty më të lehtën.
09. Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi.
10. Do të këshillohet ai që ka frikë,
11. Ndërsa do të shmanget më i keqi,
12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
13. Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë.
14. Ka shpëtuar ai që është patruar.
15. Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet.

• Surja Al-Kafirun - سورة الكافرون •
01. Thuaj: "O ju jobesimtarë!
02. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
03. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
04. Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
05. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!
06. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!

• Surja Al-Ikhlas - سورة الإخلاص •
01. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
02. All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë).
03. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
04. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

Na vizitoni në :
Youtube: http://www.youtube.com/user/TenzilMedia
Facebook: http://www.facebook.com/TenzilMedia
Twitter: http://twitter.com/TenzilMedia
Google+: http://plus.google.com/+TenzilMediaALB

Idris Ebker - El Fatiha,A'la,Kafirun,Ihlas (Namazi i Vitrit)

Видео Idris Ebker - El Fatiha,A'la,Kafirun,Ihlas (Namazi i Vitrit) канала Tenzil Media
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
4 января 2014 г. 18:22:00
00:02:58
Яндекс.Метрика