Загрузка страницы

Histori me Zhurmues - Viti 1950 - Sezoni 2 (25 Tetor 2009)

Një program nga Pandi Laço

Emisioni "Histori me Zhurmues", i autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, u rikthye sonte në mbrëmje në vitin 1950 nëpërmjet 3 intervistave ekskluzive.
I ftuari i parë ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm të zbulimit shqiptar, Hasan Luçi, i cili rrëfeu historinë e tij që nga mbarimi i studimeve në Moskë e deri në largimin nga detyra, pas arrestimit të Kadri Hazbiut.
Si filloi punë si diplomat në ambasadën shqiptare në Paris dhe marrëdhëniet e tij me mergatën shqiptare, një historik i diversionit në Shqipëri që nga grupi i Et`hem Çakos dhe deri tek eleminimi i grupit të Xhevdet Mustafës.
Beniamin Guraziu, një nga instrumentistët më të vjetër të Orkestrës së Radio Televizionit të Tiranës kujtoi krijimin e filarmonisë shqiptare në vitin 1950, cilat ishin shfaqjet e para dhe njerëzit që themeluan filarmoninë.
Dëshmia e 87-vjeçarit që harroi mjekësinë për pasionin ndaj muzikës ishte historia e dytë e emisionit të sotëm.
"Histori me Zhurmues" na njohu në pjesën e tretë edhe me një nga legjendat e sportit shqiptar, Dhimitraq Bogën, qytetarin e Durrësit, pedagogun e matematikës, i cili pasi la basketbollin drejtoi për 10 vjet rresht ekipin e Lokomotivës, që u cilësuan “Harlemat e Shqipërisë”./tvklan.al

Видео Histori me Zhurmues - Viti 1950 - Sezoni 2 (25 Tetor 2009) канала RTV Klan Arkiv
Показать
Комментарии отсутствуют
Введите заголовок:

Введите адрес ссылки:

Введите адрес видео с YouTube:

Зарегистрируйтесь или войдите с
Информация о видео
22 августа 2019 г. 0:02:28
01:51:49
Яндекс.Метрика